Historia e rock-ut shqiptar nuk mund të konceptohet pa zërin, stilin dhe talentin e tre legjendave të muzikës moderne shqiptare.
Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda rikthehen më 4 Tetor në Amfiteatrin e Tiranës për të risjellë këngët hit të tyre, në një mbrëmje plot emocione e adrenalinë.
Të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre do shijojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit tingujt live të rock-ut, pasi repertori i koncertit do të jetë i larmishëm.