Turistët që zgjedhin Shqipërinë, kryesojnë gjermanët

134

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë ne territorin shqiptar gjatë muaj Gusht është rritur me 26,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E parë kjo shifër në 8 muaj, janar-gusht, sipas të dhënave të Instat, numri i të huajve është rritur me 16,8 për qind. Ose e thënë ndryshe Shqipërinë e kanë vizituar në tetëmujorin e 2018 4.397.638 të huaj.

Gjermani është vendi që ka patur hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, një rritje kjo me 82,5 për qind, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Mali i Zi me 63,5për qind.

Në tetëmujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Gjermania ka patur rritjen më të madhe 36,9 %.

a.ç