Stadiumi i ri kombëtar është gati, ja ndeshja e parë testuese që do luhet me 3 nëntor

28

Stadiumi i ri kombëtar është në detajet e fundit përpara ceremonisë inauguruese, e cila do të zhvillohet në ndeshjen me Francën më datë 17 Nëntor. Punimet janë drejt fundit dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar ditën e sotme, gjatë hedhjes së shortit të kampionatit të futbollit të femrave, se ndeshja testuese e Stadiumi të Ri Kombëtar, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë Vllaznia-Apolonia.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 3 Nëntor, në mbrëmje. Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë ku tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër një ndeshje në stadiumin më të madh dhe më modern në vend.

Ndeshja do të shërbejë si një lloj testi për të parë të gjitha kushtet teknike të cilat ofron stadiumi ndërkohë që kampionati i futbollit të femrave do të fillojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së parë.