Shqipëria tërheq investitorët, rritje e fortë e vizitave për qëllime biznesi

42

Në janarin e këtij viti, Shqipëria ka njohur një rritje të ndjeshme të vizitave për qëllime biznesi.

Referuar të dhënave të INSTAT, vizitat për qëllime biznesi kanë njohur një rritje me 53.1 % në krahasim me janarin e vitit 2019.

Këtë janar, 7 mijë e 268 vizita kanë pasur qëllime biznesi dhe profesionale kundrejt 4 mijë e 746 të janarit të kaluar.