Turizmi rrit tregun e fluturimeve, afro tre milionë pasagjerë kaluan nga Rinasi gjatë 2018

62

Tregu i fluturimeve ajrore në Shqipëri numëroi pothuajse tre milionë pasagjerë vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, tregu i fluturimeve u rrit për të shtatin vit radhazi. Nga viti 2017, numri i pasagjerëve u shtua me 12%.

Tregu po rritet sidomos nga zgjerimi i turizmit. Të dhënat e publikuara javën e kaluar treguan se numri i vizitorëve të huaj arriti shifrën rekord prej afro gjashtë milionë.

Por, edhe numri i vizitave të shqiptarëve jashtë vendit u rrit sërish për vitin 2018 dhe arriti në 5.4 milionë.