Ndonëse viti 2020 u karakterizua nga pandemia e COVID-19 dhe një pjesë e konsiderueshme e kanë punuar online, të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se paga mesatare mujore ka pësuar rritje. Kështu, për tremujorin e fundit të këtij viti paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë arriti në 54.951 lekë, duke u rritur me 2,8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.
Referuar këtyre të dhënave paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 2,1 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është më e ulët.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2020 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 4,5 %.