Nga kjo fundjave është aktiv portali “U-Transparenca”, një portal ku publikohen jo vetëm financat e të gjithë universiteteve, por dhe çdo veprimtari dhe vendimmarrje e tyre.
Kjo ishte një nga 8 kërkesat e protestës studentore dhe do të jetë një mekanizëm që do të bëjë transparencë për një çështje kaq të debatuar siç janë buxhetet e universiteteve.