Uber fut në qarkullim taksitë robotike në rrugët e Las Vegas

3

Automjetet operohen nga Motional, një ndërmarrje e përbashkët midis Hyundai dhe Aptiv, dhe do të shfaqin drejtues sigurie pas timonit, megjithëse automjetet do të operohen nga sistemi autonom i drejtimit të Motional. Kompania thotë se synon të nisë një shërbim publik plotësisht pa shofer dhe pa drejtues sigurie në vitin 2023.

Është hera e parë që automjetet autonome janë vënë në dispozicion të klientëve në aplikacionin e Uber. Kompania nënshkroi një marrëveshje 10-vjeçare me Motional për të vendosur robo-taksitë në platformat e saj të transportit dhe dërgesave në fillim të këtij viti.

Uber u përpoq të zhvillonte flotën e vet të automjeteve autonome me synimin për të zëvendësuar përfundimisht të gjithë drejtuesit e saj njerëzorë, por programi u mbyll pasi një grua u vra nga një prej automjeteve të kompanisë në 2017.

businessmag.al