“Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”, dy shkolla model i shtohen Tiranës (FOTOT)

314

Dy institucione të reja arsimore i janë shtuar kryeqytetit, shkolla e mesme “Kristo Frashëri” dhe shkolla 9-vjeçare “Vaçe Zela” në Don Bosko, të cilat do t’i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë.

Këto shkolla janë pjesë e programit për 17 institucione të reja arsimore me standardet më të larta në kryeqytet.

Viti i ri shkollor 2021-2022 do mbahet mend si viti ku në Tiranë u ndërtuan më shumë shkolla se asnjëherë tjetër më parë, duke shkuar kështu drejt fundit të mësimit me turne. Shkollat e reja do u shërbejnë edhe banorëve të zonave si qendra komunitare pas zhvillimit të mësimit.