VENDIMI/ 1 mijë mësues shtesë do të punësohen për të përballuar ngarkesën në shkolla gjatë pandemisë

16

1000 mësues shtesë do të punësohen për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021.

“1000 mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021, u miratuan sot me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në vendimin e marrë nga qeveria.

Mësimi me orare të shkurtuara dhe turne, për të zbatuar masat antiCOVID, ka bërë të nevojshme shtimin e stafit arsimor.