VIDEO/ Çfarë zëri! Shqiptarja mahnit jurinë e “The Voice” në Belgjikë

72

Shqiptarja Gala Aliaj, me zërin e saj ia doli të mahnitëse tërë Belgjikën për ngjyrat e zërit të saj dhe mjeshtrinë e këndimit.

Vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj,  ka marrë vlerësime maksimale nga juria e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Vajza e vogël, Gala, ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids”, duke shkëlqyer në fazën e audicioneve të fshehta në vendin ku ajo ka lindur dhe është rritur, në Belgjikë.

Gala konkurroi me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që të katër anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.