VIDEO/ Kaprolli shfaqet në parkun e Qafë – Shtamës, shihni pamjet fantastike

540

Pas shumë vitesh, kaprolli shihet në rrugët e parkut kombëtar të Qafështamës. Pamjet e bukura të filmuara nga vizitorët, që na konfirmojnë përsëri se moratoriumi i gjuetisë ka dhënë efektet që prisnim dhe po kthen gjallesat në habitatet natyrore edhe gëzimet me të tilla imazhe të rralla për syrin.

Qafështama ka një sipërfaqe prej 2000 ha dhe ndodhet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës. Në përgjithësi pamja e këtij parku është rrethor dhe mjaft piktoresk. Në këtë park mjaft tërheqës përmendet çezma e “Nënës Mbretëreshë” me ujë shumë të pastër, të ftohtë e kurativ. Është një zonë mjaft e frekuentuar për vlerat e larta kurative dhe ato të peizazhit që ajo ofron.