Një picier shqiptar në Gjermani është bërë atraksion në rrjetet sociale, pasi përveç se gatuan pica, ai “argëton” edhe klientët e shumtë me brumin.
Shqiptari nga Tirana, me emrin Toni, në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ka treguar se jeton dhe punon në Gjermani.
Në fund të videos ai i përshëndet shqiptarët, dhe premton se shumë shpejt do ta vizitojë Tiranën, duke theksuar se ka vite që nuk ka qenë në vendlindje.