VIDEO/ Realizohet 60% e projektit, ja si kanë avancuar punimet në Rrugën e Arbrit

20

Rruga e Arbrit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila do të bëhet realitet pas dhjetëra e dhjetëra vitesh pritje e premtime, brenda verës së vitit 2021.

Në videon e mëposhme mund të shihni avancimet e punimve, ku tashmë është realizuar 60% e projektit.

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit me një gjatësi rreth 74 km, do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën ekzistuese që përdoret sot nga Tirana për në Dibër me gjatësi 180 km, duke ndikuar në zhvillimin e zonave Kjo rrugë do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

Rruga e Arbrit

VIDEO-Rruga e Arbrit drejt përfundimit, shihni sa kanë avancuar punimet

Gepostet von po.al – Portali i lajmeve te mira am Freitag, 18. September 2020