VIDEO/ Rruga e Arbrit po bëhet realitet, shihni pamjet e tunelit të ndërtuar

75

Rruga e Arbrit po bëhet realitet. Siç mund ta shihni në këtë video, tunelet janë drejt fundit. Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km.

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit me një gjatësi rreth 74 km, do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën ekzistuese që përdoret sot nga Tirana për në Dibër me gjatësi 180 km, duke ndikuar në zhvillimin e zonave  Kjo rrugë do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

Gjithashtu ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.