VIDEO/ Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara në vetëm pak minuta

124

Një nga simptomat më të bezdisshme të gripit është padyshim hunda e bllokuar. Sipas ‘Prevention’ ka disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë të zhbllokoni hundët pa përdorur mjekime specifike.

Truku i parë: Trokitja e gjuhës.

Vendosni majën e gjuhës afër dhëmbëve dhe më pas shtypni fortë pjesën mes vetullave. Përsëriteni atë përreth 20 sekonda.

Truku i dytë: Mbajtja e frymës

Përkulni kokën mbrapa dhe mbani frymën sa më shumë të mundeni. Kur të nisni të merrni frymë lirisht, sinuset do të jenë pastruar.

Urojmë që këto metoda të funksionojnë dhe ta bëni gjumin rehat në mbrëmje.