Vizita dhe syze falas. Pas Tiranës përfitojnë edhe banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Kavajë

319

Pas Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, nisma për vizita të specializuara dhe syze falas vijoi në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë.

58 të moshuar kryen vizitat e specializuara okulistike dhe 22 prej tyre u pajisën me syze të posaçme sipas nevojës. Shërbimi i plotë okulistik falas, i cili ofrohet për herë të parë në institucionet rezidenciale publike për të moshuarit do të vijojë gjatë muajit Korrik në të gjitha Shtëpitë e të Moshuarve në vend. Pak ditë më parë 50 banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë përfituan vizitat e specializuara dhe syze falas. Kjo nismë do të vijojë me të gjithë të moshuarit që banojnë në institucionet publike rezidenciale.

Burimi: Lexo.al