Volejboll, kombëtarja e meshkujve fiton 3-2 ndaj Austrisë

49

Kombëtarja e meshkujve në volejboll ka fituar mbrëmjen e së dielës 3-2 ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Volejbollit, sfidë e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park.

Ky është suksesi i parë i volejbollistëve shqiptarë në këtë event, në një ndeshje mjaft të mirë dhe të merituar.