Zbulohet në Britani gjerdani mesjetar me rëndësi ndërkombëtare

30

Një gjerdan ari që daton në vitet 630-670 pas Krishtit është gjetur nga arkeologët pranë Northampton në Britani. I përshkruar nga arkeologët si më i pasuri i llojit të tij, gjerdani përmban 30 varëse dhe rruaza të bëra nga monedha romake, ari, qelqi dhe gurë gjysmë të çmuar.

Objekti 1300-vjeçar u gjet në një varr që mendohet se i përket një gruaje me status të lartë, ose nga familja mbretërore.

Ekspertët e kanë cilësuar të rëndësishëm ndërkombëtarisht këtë zbulim. Arkeologët nga Muzeu i Arkeologjisë së Londrës (Mola) e gjetën gjerdanin gjatë gërmimeve përpara një ndërtimi banesash në Harpole, në perëndim të Northampton.

Gjatë gërmimeve, u zbuluan gjithashtu edhe dy enë të dekoruara, një enë e cekët prej bakri dhe një kryq i dekoruar me përshkrime të fytyrave njerëzore të derdhura në argjend.

a2news.com