Zbulohet shifra/ Mësoni sa tonë dardha prodhoi Shqipëria në 2020

61

Dardha është një drufrutor i kultivuar prej shekujsh në vendin tonë. Dardhat kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin si në Përmet, Pogradec, Dibër, Korçë, Vlorë, Lushnje, Fier etj.

Vitet e fundit fermerët kanë shtuar sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë dhe po synojnë të shtojnë eksportet drejt vendeve të Rajonit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, prodhimi vjetor i llojeve të ndryshme të dardhave në 2020 vlerësohet të jetë 14,500 tonë.

Sipas INSTAT, prodhimi i pemëve frutore në vendin tonë, gjatë vitit 2020 është rritur në 273.749 tonë.

Sipas të dhënave në shkallë vendi, niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore u arrit në qarkun e Korçës me 82.007 tonë, pasuar nga qarqet Elbasan me 38.470 tonë dhe Fier me 33.829 tonë.

Grupi i pemëve frutore me farë zë 44,41 % të prodhimit, peshën kryesore në këtë grup e zë prodhimi i mollëve me 84,03 % dhe dardha me mbi 35%. Qarku i Korçës zë 83,14 % të gjithë prodhimit të mollëve dhe dardhëve në vend.

Ndërsa në grupin e pemëve frutore me bërthamë, peshën më të madhe e zë prodhimi i kumbullave me 47,55 % të prodhimit të këtij grupi, pasuar nga pjeshkët me 23,25 % dhe qershitë me 23,34 %. Në grupin e pemëve frutore subtropikale, peshë kryesore zë prodhimi i fiqve me 50,34 %, pasuar nga shegët me 16,15 %.