Zgjidhet Uji Më i Mirë Në Botë – Shishja e Preferuar e Ekspertëve

163

Uji “Smeraldina di Tempio Pausania” fiton çmimin për ujin mineral më të mirë në botë si dhe Itali për të dytin vit radhazi.

 

Pas një sërë testesh të kryera për 38 ujëra natyralë që qarkullojnë në tregun italian, fituesi u përzgjodh kompanina e familjes Solinas me ujin që rrjedh nga malet e njohura në Itali si “Monti di Deu”, si më i pastëri dhe më cilësori ndaj nevojave të konsumatorëve.

U ekzaminua gjithashtu prania e aromave jo të zkonshme pas hapjes së shisheve. Rezultati maksimal i testeve të ndryshme që një kompani mund të arrinte, ishte në lidhje me kripërat minerale të pranishme në ujë.

Smeraldina mori 87 nga 100 pikë, gjë që konfirmon cilësinë e lartë të një uji që rrjedh nga shkëmbëjnt granit mijëvjeçarë të Sardenjës, në një territor të pandotur, i cili i nënshtrohet çdo ditë më shumë se njëqind kontrolleve nga laboratori i brendshëm i kompanisë, për të garantuar gjithmonë cilësi maksimale.

E për më tepër, Smeraldina u përzgjodh si uji mineral më i mirë në planet në konkursin më prestigjioz në këtë sektor në mbarë botën (Berkeley Springs International Water Tasting).

/agroweb.org