Koleksioni 1 shekullor i pullave nga një mekanik

379

Edmond Shkreli, me profesion mekanik, gëzon një “pasuri” kulturore, gati një shekullore, trashëguar ndër vite edhe nga gjyshi i tij, po aq i apasionuar pas koleksionimit të pullave.

Për 63-vjeçarin koleksionimi është kthyer në një pasion të pashtershëm duke i kushtuar vëmendje maksimale pullave. Ndërsa tregon edhe rëndësinë e vërtet të tyre.

Edmondi ruan në arkivën e tij pulla postare nga të gjitha shtetet e botës. Ndër to ka pulla të ishujve-shtet që sot nuk ekzistojnë apo edhe më herët kur në botë funksiononin kolonitë. Pa harruar edhe pullën e parë shqiptare.

Burimi: Top Channel