Emigrantët shqiptarë, të cilët humbën dokumentat e identifikimit gjatë zjarreve që ranë në 23 korrik në Attika të Greqisë, do të ripajisen me to dhe shpenzimet do të mbulohen nga ambasada shqiptare në Athinë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ambasada shqiptare në Greqi.
Ambasada njofton shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues si pasaportë apo kartë identiteti, gjatë zjarreve të 23 korrik në Attika se, të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohen nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë.
Shtetasit e interesuar duhet të drejtohen menjëherë për fillimin e procedurave të aplikimeve për dokumentat në fjalë pranë zyrës Konsullore të Ambasadës.
Ndërkohë ambasada shqiptare në Greqi ka vënë në dispozicion të të interesuarve edhe numrin e telefonit 210-6876215.