Vlorë, nisin punimet për rikonstruksionin e rrugëve “Zigur Lelo” e “Shefit Zenaj”

448

Bashkia Vlorë ka nisur punimet për rikonstruksionin e dy segmenteve rrugore “Zigur Lelo” e “Shefit Zenaj”. Kjo përbën një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës rrugore në qytet. Këto projekte janë të plota dhe përfshijnë edhe zëvendësimin e linjave të ujësjellësit, gjë që do të shoqërohet me përmirësimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë të pishëm të kësaj zone.