Problemi me veset është se ato na shëndërrohen në forcë zakoni. Ne jemi mësuar sesi na ndikojnë jetet tona, e megjithatë e kemi vështirë të heqim dorë nga këto vese. Ndërsa duket e lehtë që të evidentojmë se këto vese nuk na shërbejnë për mirë, bëhet e vështirë kur ne duhet të heqim dorë.
Më poshtë do të listojmë 10 gjëra për të hequr dorë nga veset e këqija:
1-Bëni ndryshime të vogla
Ne dëshirojmë të bëjmë ndryshime të menjëhershme, duke fshirë gjithçka menjëherë, por nuk është efiçente. Sa më i vogël ndryshimi, më shumë ka të ngjarë t’i qëndrojmë ndryshimit. Ndryshimet e vogla na lejojnë neve të zëvendësojmë zakonet e vjetra me zakonet e reja duke u përshtatur lehtësisht.
2-Identifikoni shkaktarët
Të identifikoni se cilët janë shkaktarët e veseve të vjetra është mënyra më e mirë që të hiqni dorë dhe gjithashtu ky identifikim çon lehtësisht në përdorimin e zakoneve të reja. Shkaktarët janë tregues rrënjësor që nxisin sjelljen tonë. Efektivisht, identifikimi dhe negocjimi me shkaktarët është mënyra me e mirë për të zhvilluar zakone të reja.
3-Flitni rreth zakoneve të këqija
Të flasësh apo të shkruash rreth zakoneve të këqija është një tjetër mënyrë e fuqishme. Fakti që dikush mund të lexojë rreth asaj që ju shkruani do ju bëjë më të përgjegjshëm.
4-Merruni me dështimet në mënyrë efiçente
Të merresh me dështimet efektivisht, është e gjitha çështje sesi ju e preceptoni dështimin. Dështimi mund të jetë tmerrsisht ndihmesë nëse ju e përdorni atë në mënyrën e duhur. Në vend që ta shikoni dështimin si diçka të pashmangshme dhe të pa kalueshme, konsiderojeni atë si një pengesë të thjesht e cila duhet kapërcyer përmes zakoneve të reja.
5-Rekrutoni mbështetës
Kur them rekrutoni mbështetës, kam parasysh që duhet t’i kërkoni kujtdo që mund të jetë mbështetje; Shokëve, familjarëve, kolegëve, kujtdo që mund të ju inkurajoje për të ndryshuar zakonet e këqija. Kjo ju shton dhe përgjegjshmërinë duke u përballur me ata që ju suportojnë dhe që në një farë mënyre do ju kërkojnë llogari.
6-Mësoni mekanizma përballimi të dobishëm
Ndonjëherë disa zakone të cilat ne duam t’i heqim qafet, janë mekanizma të cilat na ndihmojnë për të përballuar stresin, ankthin etj. Por në fakt ne duhet që të shëndërrojmë në mekanizma përballimi zakone të shëndetshme pasi me zakonet e këqija s’bëjmë gjë tjetër veç shtojmë ankthin dhe stresin në jetën e përditshme.
7-Jini të mirë me veten
Duhet të jeni i mirë me veten kur mendoni rreth dështimeve, në vend që të vrisni mendjen dhe të fajsoni veten. Të zëvendësoni zakonet e këqija me zakone të shëndetshme është gjithmonë e vështirë por nëse e merrni veten me të mirë, kjo gjë do të jetë më lehtë. Jini empatik me veten
8-Përfshini me vete një partner
Të radhisni edhe dikë tjetër në qëllimet tuaja, për të bërë të njëjtën gjë, është shumë e dobishme pasi inkurajoheni nga njëri tjetri.
9-Energjitë dhe niveli i gjumit ka shumë rëndësi
Të ndryshoni zakonet e këqija me zakone të shëndetshme është shumë e vështirë në vetvete, por nëse ju keni problem me gjumin dhe energjitë, atëherë kjo gjë bëhet e pakapërcyeshme.
10-Ndërtoni vetbesim
Në fund të fundit, ju jeni përgjegjës për ndryshimin e zakoveve të këqija me ato të mira, kësisoj është e nevojshme që ju të keni vetbesim dhe të mendoni se ju vleni në këtë botë.