105 vjet më parë, Austro-Hungaria ndërtoi 1200 shkolla shqipe në Shqipëri

56

Jo të gjithë e dinë se Perandoria Austro-Hungareze, në jo më shumë se dy vjet e gjysëm që qëndroi në Shqipëri, nga Vjosa e lart hapi 1200 shkolla.

Një prej tyre është edhe shkolla e Labinotit, në zonën e Çermenikës, përvjetori i 105 – i se cilës solli në këtë fshat ambasadorin e Austrisë në Tiranë Cristian Steiner.

Ne përkujtim të 105 vjetorit të shkollës, u organizua dhe një aktivitet ku morën pjesë ish-nxënës e ish-mësues dhe ky ambasadorit austriak iu akorduar një Certifikatë Mirënjohjeje.

Drejtori i shkollës Agim Qoku tha se Austria është një vend mik, që më shumë se një shekull më parë ndërtoi shkollën e parë ku shkruhej dhe mësohej shqip.

Në bankat e kësaj shkolle janë ulur nxënës dhe kanë dhënë mësim profesorë të cilët sot janë figura të njohura publike.

Një ndër ta është shkrimtari librave për fëmijë Astrit Bishqemi./TCH