200 milionë lekë është fondi që Ministria e Zhvillimit Urban ka ndarë këtë vit për programin e bonusit të strehimit. Në një intervistë për Televizionin Shqiptar, Drejtoresha e Strehimit, Aida Seseri, shpjegon se arsyeja pse programi i kreditimit u zëvendësua me me atë të bonusit të strehimit është ndihma për më të varfërit. Në këtë program për herë të parë përfituese do të jenë edhe gratë e dhunuara apo kryefamiljaret.