6 trajtimet natyrale për herpesat e brendshëm

114

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë në jetë të na shfaqet në buzë apo në ndonjë pjesë tjetër të fytyrës herpes. Nëse mendoni se kjo është gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhte me siguri nuk keni provuar të ndjeni dhimbjen e herpesave të brendshëm. Kush është mbartësi i virusit Herpes Simplex do të vuajë gjithnjë nga këto të fundit, ndaj është mirë të dini disa metoda natyrale trajtimi.

1-Shmangni ushqimet me sheqer dhe me acit të lartë

Acidet mund të irritojë plagën, të krijojnë ndjesi djegieje dhe zgjasin procesin e shërimit. Bakteret në gojën tuaj shndërrojnë sheqerin në acid, ndaj bëni mirë që dhe këtë produkt ta shmangni.

2-Ndrysho pastën e dhëmbëve

Sipas Klinikës Mayo, pastat dhe shplarësit e gojës që përmbajnë sodium laurel sulfate mund të shkaktojnë herpesa të brendshëm. Nëse vuani shpesh nga herpesat është mirë të blini një pastë dhëmbësh SLS-free.

3-Gargarë me ujë me kripë

Kripa pastron dhe dehidraton plagën duke ndihmuar në procesin e shërimit.

4-Sodë buke

Soda është alkaline, kështu që ndihmon për të neutralizuar acidet në gojë e gjithashtu pastron dhe qetëson dhimbjet në të njëjtën kohë.

5-Shpëlani gojën me hidrogjen peroksid

Peroksidi i hidrogjenit është një antiseptik, kështu që pastron plagën dhe përshpejton shërimin.

6-Aplikoni magnez, ose hani ushqime të pasura në këtë mineral

Hidroksidi i magnezit është alkaline, si soda e bukës dhe ka fuqinë të neutralizojë aciditetin.