Shkencëtarët entuziastë: Helmi i bletëve vret kancerin e gjirit

54

Studiuesit njoftojnë së fundmi se helmi i thumbit të bletëve vret me shpejtësi qelizat e dy tipeve të kancerit të gjirit.

Shkencëtarët në Australia kanë përdorur në testime helmin nga më shumë se 300 bletë, si prodhuese e jo prodhuese mjalti, në dy tipe kanceri të vështirë për t’u trajtuar.

Ata zbuluan se ekstraktet e helmit të bletëve ishin shumë të fuqishme dhe i vrisnin qelizat kancerogjene në më pak se një orë.

Helmi dhe përbërësi i tij kryesor melittin, shkatërronin qelizat aktive kancerogjene HER2 dhe ‘fiknin’ ose ndalonin qelizat e rritjes së kancerit, duke pasur në të njëjtën kohë efekt minimal në qelizat e tjera.

Megjithse të inkurajuar nga zbulimet, ekspertët thanë se ishin ende herët në testimet e tyre.

Prof. Alex Swarbrick, i institutit mjekesor Garvan në Sydney, tha për BBC: “Shumë përbërës të helmit të bletëve mund të vrasin kancerin e gjirit te kaviet por ka ende punë për ta kthyer këtë një diçka që mund të përdoret në mënyrë klinike”.

Helmi i bletës ishte zbuluar më parë të kishte efekt në tipe të tjera kanceri si meloma. Por megjithë disa dekada studimi, cilësitë e plota anti-kancer të tij mbeten të paditura, thuhet në studim.

Studiuesi australian Prof Peter Klinken i quante zbulimet shumë emocionuese. Ai shtoi: “Ky është një tjetër shembull i fuqishëm sesi përbërësit e natyrës mund të përdoren në trajtimin e sëmundjeve njerëzore”.