Tregu i shpendëve të gjalla në kryeqytet është kthyer në një traditë për festat e fundvitit.
Për të tretin vit, Bashkia e Tiranës ka ngritur në Baldushk një treg tërësisht të ri, i konceptuar në mënyrë që tregtarët të kenë mundësi të reklamojnë dhe të tregtojnë gjelat e detit të zonës, që njihet për rritjen e tyre.
Tregu ka ndihmuar në rritjen e të ardhurave të familjeve të zonës së Baldushkut.
Gjelat e detit të Baldushkut janë kthyer në traditë për tavolinën e çdo qytetari të Tiranës në mbrëmjen e Krishtlindjeve dhe darkën e Vitit të Ri.