“Agro Iliria”, një histori suksesi në fushën e bujqësisë

495

Prej pak kohësh në tokat pranë Lagunës së Karavastasë lulëzon një investim gjigant që pakkush e mendonte më parë.

Mbi 80 hektarë tokë që qëndronin djerrë prej dekadash, madje edhe gjatë kohës së komunizmit, për shkak të nivelit të lartë të kripës, sot janë kultivuar me shegë dhe mana goxhi, apo ‘Goji Berry’ siç njihen gjerësisht.

Falë një teknologjie të veçantë për largimin e kripës dhe vendosmërisë për t’i çuar gjërat deri në fund, Ilir Trebicka dhe Shpëtim Oseku i kthyen këto toka në një fermë të madhe, ku sot janë të punësuar mbi 100 persona.

Investimi pritet të zgjerohet me rreth 800 hektarë tokë, dhe numri i të punësuarve të jetë rreth 1400 persona.