Aplikacioni M-Tax eFiling, informacion në kohë reale rreth detyrimeve tatimore

240

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se aplikacioni M-Tax eFiling, i  vjen në ndihmë të gjithë tatimpaguesve, në çdo kohë dhe kudo ku ndodhen, që të informohen rreth detyrimeve tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxit tatimpaguesit që të përdorin këtë aplikacion pasi nuk ka asnjë kosto dhe për më tepër mund të informohen shpejt mbi deklarimet dhe pagesat.

Gjithashtu, me anë të aplikacionit, tatimpaguesit kanë mundësi të lidhen me faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për t’u përditësuar me të rejat më të fundit.

Aplikacioni M-Tax eFiling, operon në sistemet Android, iOS dhe zë shumë pak hapësirë në memorien e pajisjes suaj elektronike. Identifikimi bëhet përmes emrit të përdoruesit (NIPT) dhe Fjalëkalimit.