Gjirokastër, nis puna për restaurimin e urës së Kodhorcës

241

Prej disa ditësh ka nisur puna për restaurimin e urës së Kodhorcës, një urë kjo që daton rreth vitit 1820.

Fondi i vënë në dispozicion për restaurimin e kësaj ure është 4,980,000 lekë (me t.v.sh.).

Me këtë ndërhyrje synohet të shmangen problematikat, e shfaqura në tetor të vitit të kaluar, në bazamentin prej pilotash druri të një prej këmbëve të saj, ku si pasojë e erozionit nga vorbullat e ujit, një pjesë e këtij bazamenti ishte ekspozuar dhe rrezikonte strukturën e urës.