Arlind Cara, studenti shqiptar që spikat edhe në Belgjikë në Universitetin prestigjoz VUB

277

arlind-cara1

Për herë të parë një student shqiptar ka mbajtur fjalim në aktivitetin hapës që u mbajt në Belgjikë në Universitetin prestigjoz VUB, që është më i njohuri atje dhe që shkojnë studentë nga mbarë bota.

Për herë të parë në këtë universitet në aktivitetin hapës që u mbajt përshëndeti edhe një student i huaj, jo vendas, një shqiptar. Ai është Arlind Cara, i cili edhe në Shqipëri ka qenë një aktivist i njohur për çështje të ndryshme dhe protesta që zhvilloheshin.

Pjesëmarrës ishin studentë nga 129 vende të botës, ky aktivitet është një ngjarje jo vetëm për Universitetin, por edhe për vetë Brukselin.

Ceremonia u mbajt ne Bozar, sallë prej 2500 vendesh edhe aty ftohen çdo vit elita kulturore, politike dhe akademike e Belgjikës. Arlindin e kanë cilësuar si një person me mendim kritik, me një zë të patundur dhe që vlerëson lirinë e fjalës.

Burimi: http://www.jetaoshqef.co/artikull/59151.html