Brenda 3 muajve nis ndërtimi i portit turistik të Durrësit

36

Punimet për ndërtimin e portit turistik në Durrës pritet të nisin për 2 ose 3 muaj maksimumi.

Porti turistik i Durrësit do të ofrojë mundësi argëtimi dhe do të ketë hapësirë për çdo kërkesë të klientëve.

Investimi prej 2 miliardë eurosh është një bashkëpunim midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.

Kjo marrëveshje e shumëpritur që u nënshkrua në Tiranë, vjen pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh teknike e negociatash jo të lehta.