Çfarë duhet të dini nëse flini në anë dhe cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

111

Çoheni nga shtrati me sytë e hapur plotësisht dhe gati për të nisur ditën, pavarësisht sa orë gjumë keni bërë? Apo bëni pjesë tek ata njerëz të cilët e shtyjnë alarmin disa herë dhe përfundoni duke u ngritur në mesditë, e duhen disa kafe derisa të ndiheni plotësisht të zgjuar?

Të gjithë ata që bëjnë pjesë tek grupimi i fundit, arsyeja mund të jetë shumë e lehtë. Gjithçka mund të varet nga pozicioni në të cilin flini, sidomos nëse keni tendencën për të fjetur në anë.

Sipas The Sleep Judge, kjo mund të ketë impakt domethënës në mënyrën sesi ndiheni kur zgjoheni.

Në një studim të kryer së fundmi u pyetën 1021 persona, të moshës 18 deri në 77 vjeç, për zakonet e tyre në të fjetur. Ajo që studimi zbuloi ishte se shumë prej pjesëmarrësve treguan se pozicioni i tyre i preferuar ishte në anë, duke thënë se i dukej si i rehatshëm dhe çlodhës.

Të paktën derisa zgjoheshin dhe duhet të përballeshin me ditën.

Nga ky numër, 40 përqind pranuan më pas se nuk kishin fjetur aspak mirë. Kështu që si përfundim, të fjeturit në anë nuk është edhe aq çlodhës. Sa i përket pozicionit më të mirë për të fjetur, studimi zbuloi se gjumë më të mirë bënin ata që flinin me shpinë.