Daniel Godelli shpallet kampion Europe

287

Peshëngritësi Daniel Godelli ka fituar pak minuta më parë medaljen e artë në stilin e shkëputjes në peshën 77 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Split të Kroacisë.

Një rezultat fantastik i shtangistit kuqezi, që vetëm në provën e tretë dhe të fundit arriti të bëjë mrekullinë, duke marrë medaljen e artë. Godelli, pasi dështoi të ngrejë 156kg në provën e parë dhe 158 kg në provën e dytë, tenton 161 kg në provën e tretë, duke rrezikuar shumë.

Burimi: Gazeta Shqip