‘Dhurata’ e Vitit të Ri, lulishte dhe kënd lojërash pranë stadiumit “Arena Kombëtare”

110

Teksa stadiumi “Arena Kombëtare” po merr formë përfundimtare, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e zonës përreth.

Për shumë kohë, hapësira mbrapa stadiumit ka shërbyer si një vend depozitimi mbetjesh, pa asnjë funksion, kurse sot po rigjallërohet si një kënd lodrash dhe mjedis çlodhës.

Transformimi do të vijojë edhe me pjesën përballë stadiumit kombëtar, si parkingu nëntokësor dhe hapësira mes impiantit dhe rektoratit, që do të kthehet në një hapësirë pedonale.

Rikualifikimi i kësaj sipërfaqeje i shton Tiranës një tjetër lulishte, e cila do të bëjë të mundur që kjo sipërfaqe e gjelbër të vizitohet nga çdo moshë. Projekti parashikon sistemimin e ambienteve çlodhëse për moshën e tretë, ndërtimin e një shatërvani, shtrimin e rrugicave me pllaka dekorative, vendosja e ndriçimit, spote ndriçues, bordurat konturuese, stolat, koshat, pemë, lule etj