Shërbimi i hemodializës ka nisur të ofrohet së fundmi edhe në spitalin rajonal të Elbasanit. Ndonëse reparti i Hemodializës në këtë spital ishte hapur prej vitit 2005, në dispozicion të tij ishte vendosur në një dhomë e vogël, ku për shkak të mungesës së aparaturave shërbimi ofrohej në 4 turne deri pas mesnate. Ministrja e Shëndetëisë tha se së shpejti ky shërbim do të ofrohet edhe në spitalin Korçës.
Shërbimi i hemodializës përveç Tiranës ofrohet në Vlorë, Shkodër, Lezhë në sajë të partneritetit publik privat.
Në Elbasan qendra e hemodializës është pajisur me 27 aparatura në të cilat përdoren filtra të dedikuar sipas nevojave specifike të secilit pacient.
Burimi: Top Channel