Flamuri shqiptar në mesin e pesë flamujve më të vjetër në botë

111

Flamuri shqiptar KuqeZi, është rënditur ndër pesë flamujt më të vjetër në botë.

Kështu ka bërë të ditur Patriot Wood, një blog me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një hulumtimi të realizuar së fundi.

I pari që cilësohet më i vjetri në botë, është flamuri i Skocisë. Flamuri i Skocisë lindi në 832 pas Krishtit, gjatë një beteje të luftuar në epokat e errëta. Ai njihet si flamuri më i vjetër i Evropës.

Në vendin e dytë sipas hulumtimit del të jetë flamuri i Austrisë.

I treti është ai i Letonisë. Flamuri i Letonisë u përmend për herë të parë në kronikën mesjetare të quajtur Kronika Rhymed e Livonia në 1280. K

Danimarka supozohet se është në mesin e pesë shteteve me flamurin më të vjetër në botë.I njohur si i njohur si ‘Dannebrog’ ose ‘leckë daneze’, në Danimarkë, modeli aktual i një kryqi të bardhë skandinav në një sfond të kuq u miratua zyrtarisht në 1307 ose më herët.

Në mesin e pesë prej tyre renditet edhe flamuri i Shqipërisë.Rreth flamurit shqiptar KuqeZi, Patriot Wood përmend detaje të historikut të luftrave duke vënë theks të veçantë prezantimit për herë të parë të tij më 28 nëntor 1443, nga Heroi kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, të cilin flamur e ngriti mbi kështjellën e Krujës në kundërshtim të turqve që sunduan vendin.