FOTO/ Dita e Verës mbyllet me shfaqjen spektakolare të dronëve

0

Pas festimeve të Ditës së Verës gjatë gjithë ditës së sotme, mbrëmja u mbyll me shkëlqimin e dronëve në qiellin e natës që dhuruan spektakël dhe përcollën mesazhe.

Mbrëmja solli një “Street party”në zonën e ish-Bllokut dhe shfaqjen më të madhe të dronëve në rajon në zonën e Liqenit Artificial, të cilat ngjallën interesin e shumë të rinjve.

Qytetarët përcollën me kureshtje dhe shijuan shfaqjen e dronëve në qiellin e natës, ndërsa festimet kulmuan me këtë paraqitje të pazakontë.

Shfaqja ishte pjesë e 100 aktiviteteve të përgatitura për Ditën e Verës në kryeqytet.

/ata.gov.al