Spitali i Burrelit “Xhavit Mara” ka pësuar një transformim rrënjësor.
Drejtoria e Shërbimit Spitalor ka bërë përmirësimin e mjediseve të poliklinikës për të ofruar shërbime shëndetësore më të mira për pacientët, duke transformuar edhe mjediset e jashtme të saj.
Restaurimi ka prekur, ambientet e jashtme dhe të brendshme të maternitetit në këtë spital, si dhe ambientet e farmacisë dhe magazinës ushqimore.