FOTO/ Kampioni Briken Çalja, rrëmben dy medalje në Evropianin e Peshëngritjes

20

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka fituar dy medalje në Evropianin e Peshëngritjes, që po zhvillohet në Moskë.

Sportisti nga Elbasani fitoi medalje argjendi në shtytje, në kategorinë 73 kg.

Ndërsa në dygarësh, Çalja fitoi medalje bronzi

Përpara se të merrte medaljet, Çalja u përlot, duke qenë se besonte se mund të kishte arritur një rezultat edhe më të mirë. Bravo kampion!