Vazhdon puna për ndërtimin e Parkut Japonez në Korçë. 15000 m2 rrëzë kodrave të qytetit do të kthehen në një hapësirë dekorative dhe të dashur për qytetarët.
Falë këtij projekti, 27 “Kopshte Komunitare” do të shërbejnë si hapësira funksionale për banorët e Korçës, të cilët duan të merren me kopshtari dhe kultivimin e prodhimeve të ndryshme.