FOTO/ Njihuni me Vangjelin, fermerin duarartë që prodhon 4 tonë lajthi në vit

35
Vangjel Kuro nga fshati Suhë i Libohovës është një fermer i suksesshëm, që merret me kultivimin e lajthive.
 
Prej disa vites, Vengjeli, ndër të tjera, në një sipërfaqe prej 3 Ha e kultivon lajthi. Ai thotë se prodhon mesatarisht rreth 4 ton në vit, të cilat i shet në tregun vendas.
 
Ai është një prej shumë fermerëve të mbështetur nga programi IPARD, si dhe do të aplikojë sërish në thirrjen e radhës për të përfituar ndihmë për makineritë bujqësore dhe infrastrukturën që i duhet për përpunimin e frutit dhe zgjerimin më tej të fermës me rreth 1 mijë rrënjë.
 
Sipas të dhënave zyrtare, sipërfaqet e kultivuara me arrorë deri në vitin 2019 janë rritur në rreth 3 mijë e 400 Ha ndërsa prodhimi në rreth 14 mijë ton. /Përgatiti Po.al