FOTO/ Rruga Porto Romano-Durrës, ARRSH informon mbi situatën aktuale të punimeve

56

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Porto Romano –Durrës punimet kanë përparuar pasi realizimi fizik ka arritur në masën 55% ndërsa veprat e artit në 80%.

Sipas njoftimit rrugët dytësore janë drejt përfundimit ndërsa aktualisht po vazhdon puna për sistemimet e skarpateve dhe betonimet e kanaleve në pjesën e autostradës.

ARRSH bën me dije se sipas grafikut të punimeve, ky projekt do të përfundojë para afatit të parashikuar në kontratë.