FOTO/ Tirana plot ngjyra e diell në Ditën e Verës

1

Tirana sot është kthyer në një arenë të madhe festive me mbi 100 aktivitete në kuadër të Ditës së Verës.

Qytetarë të shumtë të të gjitha grupmoshave kanë mbushur sot kryeqytetin duke shijuar aktivitetet e ndryshme që nga muzika e deri tek sportet.

Fotoreporteri i Agjencisë Telegrafike Shqiptare ka sjellë një fotogaleri nga atmosfera festive në këtë ditë, ku Tirana është zbukuruar nga lulet dhe ngjyrat e shumta, të cilat janë simbol i kësaj feste.

Qytetarët gjithashtu po shijojnë dhe ballokumet, ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste në stendat e ngritura në vende të ndryshme.

Ata gjithashtu kanë vendosur dhe veroret, me ngjyrat e bardha dhe të kuqe të cilat mendohen se janë fatsjellëse për një pranverë të begatë.

Për Ditën e Verës janë planifikuar 100 aktivitete të ndryshme dhe janë marrë të gjitha masat që kjo festë e përvitshme në vendin tonë të shkoj plot gëzim dhe argëtim për qytetarët.

/ata.gov.al