FOTOT/ Bajpasi i Shkodrës drejt fundit! Trotuare, ndriçim, gjelbërim dhe korsi për biçikleta

61

Në bajpasin e Shkodrës po punohet paralelisht në të dy lotet e këtij kantieri duke u plotësuar edhe më të gjithë elementët urbanë.

Ky projekt, këtë verë do të jetë një frymëmarrje më shumë për shkodranët, me të gjithë elementet urbanë, trotuare, ndriçim, gjelbërim dhe korsi për biçikleta.

Ndërtimi i këtij bajpasi anashkalon kalimin përmes qytetit duke lidhur aksin Tiranë-Shkodër me aksin Shkodër-Hani i Hotit.

Me përfundimin e tij do të lehtësohet ndjeshëm trafiku i rënduar në rrugët e qytetit verior.

Aktualisht në këtë aks ka përfunduar shtresa e parë asfaltike në të gjithë segmentin dhe se është vendosur ndriçimi rrugor në të dyja anët e rrugës.