FOTOT/ Përfundon një tjetër aks i rëndësishëm rrugor në jug, shihni pamjet

174

Rruga Peshkëpi-Selenicë është investimi më i fundit që bëhet pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës.

Me një gjatësi 14,6 km dhe e zgjeruar e rikualifikuar cilësisht, kjo rrugë lidh banorët e zonës me të gjithë rrjetin rrugor që lidh bregun e detit, qytetin e Vlorës dhe zonën e Kurveleshit, deri në Tepelenë e Gjirokastër.

Punimet për rikonstruksionin e rrugës janë përqendruar për ndërtimin e veprave të artit dhe procesin e gërmimit, sistemin e skarpateve dhe betonimin e mureve mbajtëse, etj.

Vlera totale e investimit për këtë aks rrugor është rreth 9 milionë dollarë. Në këtë aks është bërë riparimi i urës ekzistuese në fund të aksit, si dhe vendosja e sinjalistikës rrugore.