Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Berat njoftojnë se në kuadër të “Programit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”, me financim nga Banka Botërore, kanë përfunduar përgatitjen projektit të Paketës së Dytë të investimit për qytetin e Beratit: P06 “Restaurimi dhe përdorimi me përshtatje i ish-Selamllikut të Vrionasve dhe Zonës përreth”.
Sipas njoftimit Fondi Shqiptar i Zhvillimit fton grupet e interesit ditën e Enjte, më datë 23 Shtator, 2021 ora 10:30, në Bashkinë Berat.
FSHZH informon se takimi do të përqendrohet në prezantimin e projektit teknik dhe konsultimin mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social-VNMS nga specialistë të FSHZH-së.




